Chelsea u mposht sot në transfertë me rezultatin 1-0 nga Dinamo e Zagrebit. Megjithatë minuta në fushë pati edhe për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar u preferua nga Tuchel në pjesën e dytë të takimit duke debutuar në këtë mënyrë në një kompeticion madhor si Champions League.
Talenti shqiptar u aktivizua në minutën e 59-të, duke zënë vendin e Obamejangut, të afruar së fundmi nga Barcelona, por pa arritur të lërë gjurmë. Ai luajti për 31 minuta, por për fatin e keq nuk mundi ta ndihmonte ekipin të merrte pikë në këtë fazë grupesh të Champions League.
Në aspektin personal, shtatlarti shqiptar është vlerësuar me notë pozitive. Sipas Sofascore, Broja ka bërë mirë. Kësisoj ai është vlerësuar me 6.5. Shqiptari e preku 10 herë topin, teksa 6 nga 7 pasimet i realizoi të sakta. Një statistikë që duhet përmirësuar janë duelet e fituara, pasi sulmuesi nuk arriti të fitonte asnjë.
Megjithate e rendesishme eshte qe Broja tashme eshte prezent edhe ne kompeticionin me te rendesishem europian te klubeve dhe kjo eshte nje arritje e madhe per te, megjithate mundesite i ka per te bere me shume dhe ne ndeshjet e ardhshme padyshim qe do te tregoje me se miri vlerat e tij.