Shorti i Kupës së Botës ka qenë i mirë për Gjermaninë, që mund të thuhet se ka qenë kombëtarja më me fat mes atyre “big”. Kampionët në fuqi do të ndeshen me Korenë e Jugut, Suedinë dhe Meksikën. Në rast se do ta fitojnë grupin, ata do të luajnë në 1/8-at kundër Serbisë ose Zvicrës. Me pak fjalë, një kalendar shumë i rehatshëm për të arritur në formën e duhur në momentin vendimtar.
Por skuadra e Low ka rënë në Grupin F, një grup i mallkuar. Në fakt, asnjë skuadër e përzgjedhur nga shorti në Grupin F nuk ka arritur të fitojë Kupën e Botës. Kështu, gjermanët do të kenë një kundërshtar më shumë në Rusi.
https://www.youtube.com/watch?v=qJs5ENXuzcg
Grupi F ekziston që nga Meksikë ’86 në Botëror. Në atë edicion, skuadra që pati një ecuri më të mirë nga ai grup “i mallkuar” ka qenë Anglia, që është ndalur në çerekfinale kundër Argjentinës, me këta të fundit që ngritën kupën në fund. Në Itali ’90, në Grupin F kanë qenë përsëri anglezët dhe Holanda e milanistëve. Anglia arriti në gjysmëfinale ku u mund nga Gjermania, që fitoi titullin, ndërsa Holanda u eliminua në 1/8-at. Katër vite më pas, ka qenë Holanda që është përzgjedhur nga shorti në Grupin F. “Tulipanët” shkuar deri në çerekfinale ku u mundën 3-2 nga Brazili, që fitoi kupën.
Në 1998-ën, Gjermania e ka fituar atë grup dhe ka dalë deri në çerekfinale ku është eliminuar nga Kroacia. Në 2002-in, në Grupin F ka qenë përsëri Anglia, e mundur në çerekfinale nga Brazili, që u shpall kampion bote një javë më pas.
Në çerekfinale është ndalur edhe Brazilin në 2006-ën, i eliminuar nga Franca. Në Afrikën e Jugut, Grupi F ka qenë ai i Italisë kampione e botës në fuqi, e eliminuar menjëherë. Në Botërorin e fundit, në Grupin F ka qenë Argjentina. Messi me shokë arritën deri në finale, por u mundën 1-0 nga Gjermania.
Me pak fjalë, gjermanët duhet të thyejnë tabunë e Grupit F, por jo vetëm. Në fakt, prej më shumë se 50 vitesh asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë kupën dy herë radhazi. Kombëtarja e fundit që e ka bërë këtë ka qenë Brazili i Pele, kampion në ’58 dhe ’62. Ndërsa e vetmja kombëtare europiane që e ka bërë një gjë të tillë ka qenë Italia e Pozzo-s (’34 dhe ’38). Por është edhe një element tjetër që shkon kundër Low, i cili 2 korrikun e kaluar ka fituar Kupën e Konfederatave. Të gjitha skuadrat që e kanë fituar, nuk kanë arritur të triumfojnë në Botëror vitin pasues.telesport.al