31 vjeç mbush sot futbollisti shkodran Olsi Gocaj. Padyshim qe ne kete dite te veçante per te, nuk mund te mungojne urimet e shumta te shokeve e miqve te tij. Natyrisht qe edhe “Shkodra Sport” ben te njejten gje duke i uruar edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Por ne kete dite te pervjetorit te lindjes, ajo qe na ben pershtypje eshte se Olsi Gocaj ende ka gjetur ekip per sezonin e ri futbollistik.

Mekat vertete i madh. Nje lojtar me cilesi shume te mira, i cili ka 200 ndeshje ne kampionat vetem me Vllaznine, perpos atyre me Kastriotin, Laçin e Flamurtarin, sot eshte pa skuader.

Ndoshta pak edhe per faj te tij, por me shume ndoshta ngaqe nuk e kane respektuar aq sa duhet. Gocaj ka qene nje nga mbrojtesit e djathte me te mire ne dekaden e fundit ne kampionatin shqiptar dhe kuptohet qe meritonte me shume.

Sezonin e fundit e mbylli me Flamurtarin dhe qe prej atij momenti nuk kemi degjuar lajme rreth tij. Te shpresojme qe kjo ditelindja e sotme te na sjelle edhe ndonje lajm te mire per te ardhmen e ketij futbollisti sepse eshte vetem 31 vjeç dhe ka ende shume per te dhene per futbollin shkodran dhe ate shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/