Robert Lewandowski po kalon momentin më të mirë të sezonit.Fillimi i vitit nuk ishte shumë i mirë për sulmuesin polak dhe Barça e vuajti mungesën e efektivitetit të tij në ndeshjet e para të sezonit.
Në vitin 2024, sulmuesi është rikthyer në numrat e tij dhe është vetëm tre gola larg të qenit golashënuesi më i mirë në La Liga.Dovbyk me 20 gola dhe Bellingham me 18 janë lojtarët e vetëm përpara Lewandowskit (17) në kampionatin vendas.Tani që sezoni ka përfunduar, debati se çfarë duhet të bëjë Barça me Robert Lewandowskin po del sërish në dritë.
Këtë gusht ai do të mbushë 36 vjeç dhe zërat që kërkojnë largimin e tij nga klubi po bëhen gjithnjë e më të forta, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe për pagën e lartë.Në programin numër 86 të “El Bar”, Sique Rodríguez zbuloi shifrat e kontratës së sulmuesit polak me skuadrën e Barçës:
“Ai ka një kontratë katërvjeçare me Barçën dhe është duke përfunduar të dytin. Viti i tretë do të jetë ai që i siguron pagë më të lartë: 32 milionë euro bruto. Nëse e përmbush të katërtin, do të fitojë 26 milionë euro bruto, pra atij do t’i mbeten 58 milionë euro bruto për të mbledhur në total, megjithatë, ka një klauzolë që thotë se, nëse luan më pak se 55% të ndeshjeve zyrtare, Barça mund të ndërpresë kontratën e tij.
Prandaj, tani që Barça duhet të lehtësojë masën e pagave, e ardhmja e Lewandowskit duket më në ajër se kurrë. Vitor Roque, sulmuesi tjetër, është gjithashtu në qendër të vëmendjes, pasi mund të largohet nga klubi.
Por përfaqësuesit e tij kanë siguruar se largimi nuk do të jetë në formë huazimi, por si i shitur. Megjithatë, synimi i tij është të vazhdojë në klub dhe t’i tregojë Xavit se ka nivelin për të luajtur për Barçën.