Olsi Teqja është tërhequr zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi 36-vjeçar me një postim në rrjete sociale.

Që nga debutimi në Superiore, Teqja numëron plot 329 ndeshje në karrierë ku shënoi 6 gola e 1 asist. Në repertorin e tij ai nga ngritur 3 herë Kupën e Shqipërisë me 3 skuadra të ndryshme, Laçin, Tiranën e Kukësin, ndërsa ka dalë edhe kampion i Maqedonisë me Shkëndijën e Tetovës.

Gjatë gjithë karrierës, Teqja njihej si një futbollist me grintë, dëshirë, pasion e agresivitet sportiv, tipik nga ato lojtarët që trajnerët i duan me çdo kusht në fushë.

“Gjithmonë e mendoja por asnjëherë nuk e pranoja faktin që nuk do luaja më futboll. Ka ardhur momenti të tërhiqem nga kjo lojë që e duan aq shumë te gjithë edhe i jam falenderues për të gjitha emocionet qe me fali prej afro 2 dekada.

Falenderoj të gjitha ekipet ku kam luajtur Oise, Beauvais, Shkëndija, Tirana, Kukësi, Laçi, Kastrioti, Apolonia, Bylis. Presidentët, drejtuesit, trajnerët qe kam punuar, sidomos te gjithë lojtarët, miqtë e shoket qe kam njohur nga sporti. Së bashku kaluam momente të paharrueshme qe do i kujtojm me nostalgji.

Pa harruar nje falenderim per cdo tifoz sepse pa ju kjo lojë nuk do kishte asnje kuptim. Rishihemi ne projekte te reja ne fushen e sportit duke dhen kontributin tim dhe eksperiencen time”, shkruan Teqja.