VAR tashmë është realitet prej disa sezonesh në botën e futbollit. Mirëpo, teknologjia sërish ka shumë kundërshtime, veçanërisht për rastet kur përdoret. Ndërkohë, në Angli duke qenë se kampionati ka dhe një ndeshje për të përfunduar, kanë bërë një studim se si do të ishte renditja pa VAR.

Aty vihet re se Liverpuli nuk do të kishte një diferencë të madhe me Sitin, duke qenë se do të kishin pesë pikë më pak dhe “qytetarët” do të kishin gjashtë pikë më shumë. Ndërkaq, një nga ekipet që është penalizuar më shumë nga VAR është Uolverhempton.

“Ujqërit”, do të kishin në llogarinë e tyre shtatë pikë më shumë dhe aktualisht do ishin të kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Sakaq, teknologjia nuk ka pasur asnjë ndikim për Mançester Junajtid dhe Leister. /VipSport/