Erling Haaland tani ka shënuar 35 gola në 38 ndeshje për Norvegjinë! Sulmuesi i Manchester Cityt ka realizuar gjithashtu golin e 19-te kete sezon mes klubit dhe kombetares. Norvegjia po luan ndaj Sllovenise teksa per vendasit, pas golit te shenuar nga Nusa i Norvegjise, realizoi Sesko me penallti. Bomberi i Man City gjithashtu goditi dhe shtyllen.
I lindur në Leeds, Haaland kishte të drejtë të luante për Anglinë, por dëshironte të luante vetëm për Norvegjinë sipas trajnerit Gareth Southgate.
Më 28 gusht 2019, Haaland u zgjodh nga trajneri Lars Lagerbäck në kombetaren e Norvegjisë për t’u përballur me Maltën dhe Suedinë në ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2020, duke debutuar më 5 shtator 2019.
Më 4 shtator 2020, Haaland shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar për Norvegjinë në një humbje 1–2 kundër Austrisë në UEFA Nations League B 2020–21