Bayern Mynih fitoi dje 2-1 ndaj Copenhagen (jashtë fushe) në ndeshjen e Grupit A në Champions League, duke marrë kryesimin me 6 pikë të plota. Një fitore e vështirë por e merituar.

E veçanta e këtij suksesi është se ai është rezultati i 36-të pozitiv radhazi i Bayern në fazën e grupeve të Champions League. Bëhet fjalë për 33 fitore e 3 barazime, një rekord absolut i skuadrës gjermane dhe i këtij turneu.

Ajo që e bën Bayern një ekip të jashtëzakonshëm në Champions League është se bavarezët kanë fituar 15 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve në këtë turne. Askush si ata.

Emblema e këtij ekipi është padyshim Thomas Muller, që është në vendin e dytë të futbollistëve me më shumë fitore në Champions League. Ai ka 101 fitore, po aq sa Iker Casillas, ndërkohë që në vendin e parë është Cristiano Ronaldo me 115 fitore./telesport/