Ousmane Dembele zbuloi, se refuzoi ofertat nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain përpara se të bashkohej me Barcelonën verën e kaluar.
Sulmuesi mbrojti sjelljen, që detyroi lëvizjen e tij nga Borussia Dortmund në “Camp Nou”, pasi ai refuzoi të stërvitej me verdhezinjtë, nëse klubi nuk pranonte ofertën e katalanasve.
Francezi zbuloi, se kishte zhvilluar bisedime në Paris, përpara se të vendoste kundër një kthimi në vendin e tij të lindjes.
“U takova me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Ne kishim vendosur të zhvillonim një takim me një president të madh si ai.
Ajo që më befasoi tek ai, ishte se qetësia dhe përulsia – nuk e kisha parë kurrë atë. Sinqerisht, ai është një person i mirë”, tha Dembele.
Megjithatë, sulmuesi tundi kokën, kur u pyet nëse ai kishte qenë i tunduar për të shkuar në “Parc des Princes”. Francezi tha, se do të ishte e pamundur t’i thoshte jo Barcelonës, por qëndrimi i tij bëri, që BVB të ulte çmimin e tyre.
“Kam patur një takim me Barcelonën. Unë u kisha thënë atyre: ‘Për sezonin e ardhshëm nuk është e mundur, por herën tjetër që do më kontaktoni, unë do të vij’, dhe kjo është ajo që ndodhi”, deklaroi ai.
Duke diskutuar refuzimin fillestar Dembele theksoi, se edhe kritikët e tij do të vepronin në të njëjtën mënyrë. “Unë pata përshtypjen, se po shkatërroja ëndrrën time, ndaj pata atë reagim.
Çfarë duhet të kisha bërë? T’u thosha jo për herë të dytë? Kjo ishte e pamundur për mua.
Jam në një klub të madh, me më të mirët. Në çdo vit, klubi është në gjysmëfinalet e Champions League ose në finale.
Do të doja të shihja, se si njerëzit që më kritikuan do të reagonin, nëse do të ishin në pozitën time”, tha Dembele. /EDS/