Vllaznia në këtë merkato ka qenë mjaft aktive, e madje ka afruar lojtarë të huaj cilësorë, të rinj shkodranë të talentuar që rikthehen pas eksperiencave jashtë dhe në skuadra të tjera të vendit tonë, por edhe nga Superiorja.
Haris Dilaver është një futbollist që në Shkodër pritshmëritë i kanë të mëdha, jo thjesht për pagesën, por edhe sepse bëhët fjalë për një sulmues “pykë”.
Ndeshja e sotme ndaj Apolonise ka shenuar edhe debutimin e tij me fanellen kuqeblu, nje debutim qe ka zgjatur vetem 37 minuta sepse me pas ai eshte zevendesuar.
Shumekush ne pamje te pare ka menduar se stafi teknik eshte zhgenjyer nga paraqitja e tij por ne fakt nuk ka qene ashtu. Burime prane skuadres bejne te ditur se trajneri Brdariç kishte planifikuar qe ta linte Dilaverin ne fushe vetem 20-25 minuta dhe me pas ta zevendesonte ngaqe lojtari ka vetem dy dite qe stervitet me ekipin.
Per kete arsye, ne nxemje perpara ndeshjes nuk kane qene si zakonisht 11 lojtare, por 12 sepse bashke me lojtaret qe do ta nisnin ndeshjen nga minuta e pare, ka qene edhe i riu Deda qe do te zevendesonte Dilaver.
Madje, duhet thene se zevendimi eshte shtyre pak minuta ngaqe sulmuesi boshnjak po luante mire dhe prandaj zevendesimi eshte bere ne minuten e 37-te. Pershtypjet edhe te tifozeve per kete lojtar pergjithesisht kane qene te mira, por kuptohet qe ai ende nuk ka gjendjen e duhur fizike.