Të jesh pjesë e botës së futbollit mund të duket diçka e thjeshtë dhe tejet normale për një mashkull, por për një femër mund të themi se është pak e vështirë, të paktën këtë mendim ka opinioni publik.
Të njëjtin mendim nuk e ndan sulmuesja e Vllaznisë, Ambra Gjegji, e cila ka vendosur të rrëfehet në një intervistë ekskluzive për Newsport.al.
Ambra ka zbuluar shumë detaje interesante nga rrugëtimi i saj në këtë sport, i cili nga pasion është shndërruar në profesion për të dhe që tashmë nuk mund të heqë dorë edhe pse situatat kanë qenë të shumta të cilat e kanë vënë në mundësi zgjedhje.
Aspak e ndrojtur dhe mjaft e sinqertë, bukuroshja nga Tirana ka thënë disa të vërteta në këtë intervistë duke na bërë të kuptojmë se të ndjekësh pasionin është gjëja më e mirë që mund të bëjë dikush, aq më mirë kur tregohet vetvetja dhe arrin rezulatet që askush nuk mendonte se do i arrinte.
– Përshëndetje Ambra, para së te nisim intervistën, a mund të na besh një prezantim të vetës për të gjithë ata që nuk të njohin?
Quhem Ambra Gjegji, jam 20 – vjeç, banoj në Tiranë , studioj në Universitetin e Sporteve të Tiranës . Dhe aktualisht luaj futboll për ekipin e Vllaznisë në Shkodër!
– Çfare ju ka lidhur ju me futbollin?
Babai, gjithmonë shikoja ndeshje me babin dhe fillova të luaja me çunat, më pas më hyri në zemër shumë si sport dhe sapo dëgjova për futbollin e femrave, menjëherë u interesova.
– Është thjesht një pasion, apo tashmë keni menduar ta vazhdoni dhe si një profesion?
Jo nuk është thjesht një pasion, është endrra ime e femijërisë dhe ëndrra ime ndër vite. Do ta vazhdoj si profesion.
– Ju keni qenë e huazuar tek Hajvalia në Kosovë, me pas jeni rikthyer sërish te Vllaznia. A po mendoni të vazhdoni dhe për shumë kohë në Shkodër?
Po kam qenë e huazuar te Hajvalia dhe u riktheva te Vllaznia. Synimi im është të luaj diku në Europë, por për momentin do vazhdoj të luaj në Shkodër përseri.
– Një sulmuese femer dhe mbi të gjitha në Shqipëri, si ndihet Ambra kur zbret në fushë dhe përballet me tifozët?
Hmm. Tifozet janë të ndryshëm. Ke nga ata që të përgezojnë për sportin që luajmë, ka dhe nga ata që nuk dinë çfare iu thotë goja. Por jemi ambjentuat me këtë fenomen, kështu që nuk është më problem.
– A keni menduar të hiqni dorë në ndonje moment, duke u nisur nga ndonjë situatë që mund t’iu ketë ndodhur?
Me ka ndodhur dhe kam menduar të heq dorë për shkaqe te ndryshme, por është shumë e veshtirë të heq dorë nga diçka që e dua shumë.
Asgjë s’ka ndodhur, thjesht ato janë vendimet që i mer trajneri i Kombëtares.
– Kalojmë pak në jetën private. A është Ambra në një lidhje?
(Qesh) Jo, për momentin vetëm me futbollin jam në një lidhje.
– Me çfarë merresh tjetër përveçse?
Përveç futbollit studioj në Universitetin e Sporteve të Tiranës .
– Kush është lojtari i preferuar nga Kombëtarja?
I preferuari im është Armando Sadiku, më pëlqen për mënyrën si kërkon të shënojë golin.
– Kë do zgjidhnit mes Canës dhe Strakoshës po themi?
Lorik Canën padyshim!
– A ka ndonjë pasion tjetër të fshehur që mund ta zbulosh tani?
Hmm, besoj që po (qesh).
– Ku e sheh veten Ambra pas disa vitesh?
Larg, shumë larg, diku duke realizuar ëndrrën.
– Keni shënuar gol ne finalen e Kupës ndaj Tiranës, kujt ia dedikoni golin?
Prindërve te mi qeë ishin të pranishëm në stadium.
– Diçka te fundit nëse keni për të shtuar?
Futbolli është loja më e bukur! Asgjë tjetër nuk do shtoja. /newsport/