“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”. Kështu thotë një fjalë popullore. Edhe në moshën 39-vjeçare, Xavi Hernandez vazhdon t’i mrekullojë tifozët me klasin e tij.

Ish-kapiteni i Barcelonës, sot lojtar i Al-Sadd (Katar), shënoi këtë gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit, nga një largësi e konsiderueshme, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, kundër Pakhtakar de Uzbekistán (2-1), ku dha edhe një asist./telesport/