Kombetarja U18 e Shqiperise ne basketboll per te reja po merr pjese ne “FIBA U18 Women’s European Championship Div.C 2022” qe po zhvillohet ne Andora dhe paraqitjet e saj kane qene pergjithesisht te mira.

Pjese e rendesishme e kesaj kombetareje jane edhe kater basketbollistet shkodrane qe shikoni ne foto. Behet fjale per Anisa Bokrina (me numrin 7), Melida Hykaj (numri 10), Sara Murçj (numri 0) dhe Anisa Musaja (numri 14).

Kujtojme qe te kater keto basketbolliste tre muaj me pare u shpallen kampione te Shqiperise me ekipin e Vllaznise nen drejtimin e trajneres Medina Mustafa dhe duke patur edhe kontributin e disa vajzave te tjera.

Si rrjedhoje e ketyre paraqitjeve te mira ne kampionat, Bokrina, Hykaj, Murçaj e Musaja kane marre edhe ftesen per te qene pjese e ekipit kombetar te te rejave duke e ndihmuar ate ne kompeticionin e rendesishem europian ku po marrin pjese.

Vllaznia ne fakt gjithe keto vitet e fundit ka qene nje burim jo vetem per ekipin kombetar, por edhe ekipet pjesmarrese ne kampionatin shqiptar, duke krijuar ne fakt nje problem jo te vogel per veten./SHKODRA-SPORT.COM/