Një nga lojtarët kryesorë të Dinamos në sezonin e kaluar të Superiores, Edis Maliqi, nuk do jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Supersport tregon se mbrojtësi i djathtë do e vazhdojë karrierën te Struga në Maqedoninë e Veriut.
Maliqi ndodhej nën kontratë me Dinamon prej vitit të kaluar, ndërsa zgjidhi gjithçka me klubin për të qenë i lirë. 27-vjeçari kthehet pikërisht në Maqedoninë e Veriut, aty ku nisi karrierën. Struga po bën mjaft mirë, pasi aktualisht kryeson kampionatin.
Në anën tjetër kujtojmë se Dinamo militon në Kategorinë e Parë për sezonin 2022/23. Aventurën në nivelin e dytë të futbollit vendor, dinamovitët e nisin përballë Orikut të dielën e 4 shtatorit.
Skuadra dinamovite konsiderohet nje nga pretendentet kruesore te kesaj kategorie teksa do te synoje ngjitjen ne Kategorine Superiore dhe per kete arsye drejtuesit e kane sjelle lojtare cilesore, ndonese ka patur edhe largime siç eshte ky i fundit i Maliqit.