Vllaznia po vijon punën për kompletimin e skuadrës. Shkodranët kanë katër dëshira në merkato dhe mes tyre është I preferuari I Partizanit në merkato, Nazmi Gripshi.
Talenti I Skënderbeut kërkohet me ngulm nga Ilir Daja, ndërsa në garë është edhe Vllaznia. Lojtari është nën kontratë me korçarët, që kërkojnë afro 60 milion lekë për kartonin e tij.
Në Shkodër duan edhe Erald Hysenin e Luftëtarit dhe Fjoard Jonuzin e Gjilanit, që ka pasur një të kaluar te Laçi.
Në Shkodër po punojnë edhe me rinovimet, teksa pas Krymit dhe Herald Marku do vijojë me kuqeblutë sezonin që vjen. Një portier I huaj gjithashttu është në listë, me emrin që nuk bëhet I ditur./newsport/