Kater futbolliste shkodrane, dy prej atyre qe luajne me Vllaznine dhe dy te tjere qe luajne me ekipet e tjera, jane zgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 20-te te “Abissnet Superiore” nga FSHF pas votimit te bere nga trajneret e ekipeve kombetare te moshave.

Behet fjale per portierin e Vllaznise Aron Jukaj i cili beri nje paraqitje shume te mire ne sfiden e fituar ndaj Tiranes dhe po ashtu edhe autori i dy golave po ne kete perballje, sulmuesi i njohur Bekim Balaj. Nje vend mese i merituar per te dy ata ne formacionin e javes.

Por nga ana tjeter, ne formacionin e me te mireve eshte perzgjedhur edhe mbrojtesi i Partizanit Marçelino Preka si dhe ai i Egnatias Abdurrahman Fangaj. Po kush jane 7 te tjeret qe e plotesojne kete 11-shen e javes se 20-te? Eshte edhe mbrojtesi Marku i Bylisit, po ashtu edhe lojtari tjeter i kesaj skuadre Peralta.

Per mesfushen jane zgjedhur Rabiu i Skenderbeut, Kasa i Elbasanit dhe Taipi i Partizanit, ndersa ne sulm perpos Balajt jane edhe Kasa i Egnatias dhe Lleshi i Elbasanit. Nderkohe trajneri me i mire i javes eshte zgjedhur Nevil Dede i Bylisit per ate fitore ndaj kryesuesve te Dinamos./www.shkodrasport.com/