Kombëtarja U-17 dhe Kombëtarja U-16 kanë zhvilluar të mërkurën një ndeshje kontrolli në Qendrën e Ekipeve Kombëtare me lojtarë të vitlindjes 2006 dhe 2007. Trajneri i ekipit U-17, Ervin Bulku kishte ftuar në këtë testim 17 lojtarë, të cilët aktivizohen që të gjithë në kampionatin vendas, ndërsa trajneri i ekipit U-16, Agron Kërçova grumbulloi për këtë miqësore 21 lojtarë, gjithashtu nga kampionati shqiptar.
Në radhët e të dyja ekipeve ka pasur mungesa të disa lojtarëve, qoftë edhe për arsye merkatoje, pasi disa prej tyre janë duke provuar në klube të huaja, por edhe nga dëmtimet. Kanë munguar edhe disa lojtarë të cilët aktivizohen me klubet e huaja e që nuk kanë pasur mundësi për t’u bashkuar me dy ekipet kombëtare në këtë ndeshje kontrolli.
Nderkohe pjese e ketij grumbullimi kane qene edhe kater futbolliste te Akademise Vllaznia dhe konkretisht: Egert Selmani, Xhoel Hajdari e Gerald Kubazi qe kane pjese e kombetares U17 si dhe Erigestino Pepnikaj qe ka qene pjese e kombetares U16.
Ky ishte edhe grumbullimi i tretë i Kombëtares U-17 për muajin gusht nga katër të tillë të programuar nga stafi teknik kuqezi. Duke parë periudhën e pushimeve që kanë bërë një pjesë e madhe e klubeve dhe akademive gjate verës, stafi teknik i Kombëtares U-17 e ka parë të domosdoshme për të vëzhguar nga afër vazhdimisht të gjithë lojtarët dhe seancat e përjavshme stërvitore janë një mënyrë e mirë për të mbajtur në tonus lojtarët, duke theksuar nevojën e rikuperimit të formës fizike në një kohë sa më të shpejtë.
Kombëtarja U-17 po përgatitet për turneun zyrtar në Kroaci, ku do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 të kësaj grup-moshe. Kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Kroacinë, Uellsin e Suedinë.