Plot 5 futbolliste të dy ekipeve shkodrane të futbollit të femrave, “Juban Danjës “ dhe Adës, kanë qenë pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë në miqësoren e djeshme që ai ka luajtur në Strugë të Maqedonisë ndaj kombëtares vendase.  Bëhet fjalë për katër futbolliste të ekipit “Juban Danja” dhe konkretisht Advije Veliu, Xhulia Preçi, Emanuela Jaku dhe Ana Vishkulli. Përveç tyre, pjesë e kombëtares në këtë ndeshje ka qenë edhe futbollistja e Adës Erida Bajrakurtaj. Nga këta futbolliste, vetëm dy prej tyre, kanë luajtur në ndeshjen ndaj Maqedonisë dhe pikërisht Jaku e Preçi, të cilat janë aktivizuar nga trajneri Altin Rraklli për disa minuta. Afrimi I kaq shumë futbollisteve nga këto dy ekipe, tregon më së miri se ata kanë cilësi në rradhët e tyre dhe jo më kot janë në krye të renditjes së kampionatit aktual të futbollit të femrave që po zhvillohet në vendin tonë.