Vllaznia U-19, po shfaqet e fortë edhe në ndeshjet e kampionatit pas suksesit te arritur tre dite me pare ne ffinalen e kupes.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes që po luhet aktualisht në kryeqytet ndaj Tiranës.
Kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani e kanë mbyllur këtë 45 minutësh me fitoren 3-1.
Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 6-të teksa mesfushori Emrah Fikaj ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare.
Por avantazhi nuk ka zgjatur shumë sepse Hekuri do të barazonte në ’10 për Tiranën.
Megjithatë kuqeblutë nuk hoqën dorë kollaj nga pretendimet e tyre për ta fituar këtë ndeshje dhe Ildi Gruda në ’18 do të shënonte dhe golin e dytë për ta.
Por në minutën e fundit të pjesës së parë do te ishte Eridon Qardaku qe do te shenonte edhe golin e trete per Vllaznine qe kesisoj e mbylli me rezultatin 3-1 ne favorin e saj.
© shkodrasport.com