Kater golat e shenuar dje ne ndeshjen miqesore ndaj Beses jane nje “bonus” i mire per te ne prag te startit te kampionatit te ri.
Sulmuesi kroat Ante Aralica erdhi te Vllaznia per te zevendesuar boshnjakun Haris Dilaver dhe natyrisht per te bere me mire sesa ai.
Pritshmerite per te kane qene te medha, ndonese ne stervitje nuk ka bere diferencen. Por ne miqesoren ndaj Beses diten e djeshme, pavaresisht nivelit te dobet te kundershtarit, tregoi vlera.
Aralica u shfaq si nje sulmues me nuhatje para portes kundershtare, qe ka gjakftohtesine e duhur dhe di te shenoje kur i jepet mundesia. Mbase ne momente te caktuara edhe e teproi me veprime individuale, megjithate me performancen e tij ka bindur stafin teknik.
Por e rendesishme eshte qe ai kete performance te mire ta beje edhe ne ndeshjet zyrtare dhe ne fakt ato nuk jane larg. Te shtunen e ardhshme, Vllaznia do te udhetoje drejt Laçit dhe kroati 25 vjeçar do te kete mundesine te tregoje veten./SHKODRA-SPORT.COM/