Dita e sotme nuk ka qene e mbare per futbollistet e klubit Vllaznia. Pas Renato Malotes, edhe nje tjeter futbollist kuqeblu eshte pezulluar nga Komisioni i Disiplines ne mbledhjen e tij te sotme.

Keshtu, lojtari Rigers Sekja gjate ndeshjes se fundit Tirana B- Vllaznia B eshte ndeshkuar me karton te kuq nga ana e arbitrit te ndeshjes por duket se mes tyre ka patur edhe diçka me teper.

Kete e tregon komunikata e Federates Shqiptare te Futbollit e cila thote se Sekja ka demonstruar nje sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes qe per rrjedhoje e ka raportuar kete ne Disipline e cila ka dhene vendimin e meposhtem:

“Lojtari i Vllaznia B, Rigers Sekja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik”.