Kampionati italian është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Ndalesa e gjatë ka bërë që shumë klube të jenë në vështirësi të madhe ekonomike dhe kanë reduktuar pagat e lojtarëve duke arritur akordin me lojtarët.
Pas Juventusit, Roma është skuadra e radhës që ul pagat e lojtarëve.
Në profilin zyrtar, klubi njofton se lojtarët dhe stafi kanë pranuar të mos paguhen për 4 muaj në mënyrë që të ndihmojnë skuadrën me financat.
Gjithashtu është marrë vendim që futbollistët dhe trajnerat të ndihmojnë të gjithë puntorët e skuadrës në mënyrë që të mos ngelen pa u paguar./newsport/