Kupa e Shqipërisë do zhvillojë sot katër duelet çerekfinale. Me një takim dhe dy orare, katër skuadra do kalojnë më tej. Në 13:00 luhen dy sfida. Në Laç, vendasit do kërkojnë një tjetër sukses përballë Partizanit, me ndeshjen që shihet e luftuar dhe vlen si provë gjenerale për titullin kampion në kampionat, për vetë pozitat e klubeve.

Po në këtë orar, në “Selman Stërmasi” zhvillohet sfida tjetër, ajo mes Dinamos dhe Skënderbeut. Vendasit vijnë nga kreu i Kategorisë së Parë në grupin A, ndërsa korçarët mbajnë vendin e fundit në Superligë. Në 16:00 luhen sfidat e tjera.

“Niko Dovana” ka rezervuar duelin mes Teutës dhe Kukësit, deçizive për të dyja ekipet që kërkojnë revanshin ndaj njëri-tjetrit. Për verilindorët shihet më jetike, pasiqë ecuria e dobët në kampionat e detyron skuadrën të bëjë autokritikë në Kupë.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Korabin e Kategorisë së Parë, me miqtë që kanë eleminuar Tiranën një tur më herët. Shkodranet si rrjedhoje e kane marre shume seriozisht kete kundershtar dhe e kane vleresuar maksimalisht ndeshjen.

Sot – Kupa e Shqipërisë

13:00

Laçi – Partizani

Dinamo – Skënderbeu

16:00

Teuta – Kukësi

Vllaznia – Korabi