Kombëtarja shqiptare U-15 ka nisur sot grumbullimin në Pogradec për dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec më 22 gusht, në orën 17:00, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë më 24 gusht, në orën 17:00.
Trajneri i Shqipërisë U-15, Armand Dama ka publikuar edhe listën me 21 lojtarët e ftuar për dy miqësoret me Maqedoninë e Veriut. 15-të lojtarë vijnë nga akademitë dhe klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjerët aktivizohen në kampionatet e huaja, me ekipe si Roma, Fiorentina, Panathinaikos, Como, Modena dhe Mercantil, C.E D.
Pjese e kesaj liste jane edhe 4 futbolliste shkodrane dhe pikerisht Heldi Kopliku, Erjon Vajushi, Riad Syla qe luajne ne kampionatin shqiptar si dhe portieri Bastian Brungaj qe eshte pjese e Fiorentines. Per kete te fundit kemi shkruar pak dite me pare duke thene se kemi te bejme me nje portier te talentuar dhe kjo ka bere qe 14 vjeçari i lindur ne Itali por me prinder shkodrane te marre edhe ftesen e kombetares kuqezi.
Dy testet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15 janë një mundësi shumë e mirë për trajnerin Dama dhe stafin teknik të Kombëtares U-15 për të testuar e vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar.
Më poshtë lista e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut U-15: