Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. 2 pikë në ndeshje janë shumë pak për një ekip me tradita siç është Flamurtari dhe tashmë në Vlorë pritet kthesa për të arritur te fitorja e parë në kampionat.
Pas humbjes ndaj Teutës, vlonjatët presin në shtëpi Vllazninë që deri më tani ka bërë mirë në kampionat. Një ndeshje e rëndësishme që mund të vendos fatet e trajnerit Sadedini duke parë që përballë është një skuadër që edhe mund të kalohet.
Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për 4 nga titullarët e Flamurtarit pasi do të luajnë ndaj skuadrës së vendlindjes dhe ish-ekipit. Sukaj, Nikaj, Pjeshka dhe Gocaj do të përballen me Vllazninë ditën e mërkurë.
Për Pjeshkën, Nikën dhe Gocaj do të jetë ndeshje e veçante pasi do të kërkojnë ”hakmarrjen” ndaj ekipit shkodran për arsye se drejtuasit nuk I besuan dhe nuk I bën ofertë që të luanin këtë sezon në Shkodër.