Vllaznia dhe Elbasani kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim pa gola.

Pavarëisht rasteve të të dyja ekipeve, asnjëra nuk ia doli që të shënonte. Kështu bëjnë paqe si në tribuna ku Tigrat Verdheblu dhe Vllaznit Ultras ishin së bashku, por edhe në fushë duke ndarë nga 1 pikë.

Me këtë barazim Vllaznia Shkon në vendin e dytë me 14 pikë. Në krahun tjetër Elbasani me 13 pikë mban vendin e 5-të në tabelën e renditjes.

Vllaznia 0 – 0 Elbasani