Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do jetë mysafire në javën e 3-të të Superiores. Shkodranët do vizitojnë Korçën për tu përballur me vendasit e Skënderbeut. Me duelin që do luhet ditën e shtunë në orën 20:00, në stadiumin “Skënderbeu”. Forma ka qenë pozitive për kuqeblutë në këtë fillim sezoni. Ku pas dy javësh kanë grumbulluar 4 pikë ndaj kundërshtarëve si: Partizani dhe Tirana.
Shkodranët patjetër duan që një ecuri të tillë ta vijojnë edhe në Korçë. Ku transfertat e viteve të fundit kanë qenë shumë të suksesshme në qytetin juglindor. Humbja e fundit e Vllaznisë në Korçë shënohet para 4 vitesh, më saktë në sezonin 2019-20. Ku Skënderbeu fitonte në javën e 33-të të atij edicioni me shifrat 2-1. Madje golin e fitores për bardhekuqtë e shënonte një shkodran si Pusi.
Që nga ajo periudhë Vllaznia ka vetëm rezultate pozitive në transfertat korçare. Duke nisur nga ediconi 2020-21, ku kuqeblutë fitonin në javën e dytë me shifrat 0-2. Po atë sezon, dueli i fazës së tretë në Korçë do përfundonte me rezultatin 1-1. Në sezonin 2021-22, Vllaznia do barazonre sërish ndaj Skënderbeut të dy duelet në Korçë me rezultatet 0-0 dhe 2-2.
Sezonin e shkuar po ashtu kuqeblutë do triumfonin në shifrat 0-2 dhe 0-1 në transfertat korçare. Duke bërë kështu që në shifra që nga viti 2020 të kenë 3 fitore dhe 3 barazime. Shifra që patjetër ekipi i Brdaric do kërkojë ti pasurojë akoma më shumë të shtunën. Ku patjetër që nuk luhet vetëm për statistika, por edhe për të vijuar në ecurinë e mirë të fillim sezonit./www.shkodrasport.com/