4 volejbolliste shkodrane do te jene pjese e kombetares U20 qe do te marre pjese ne Kampionatin Ballkanik i cili do te zhvillohet nga datat 13-17 gusht ne Serbi. Behet fjale per Mario Lugaj, Mateo Qeseri, Viktor Bazhdari dhe Sead Durro.
Te kater keto sportiste siç dihet ishin pjese e suksesit te Vllaznia U21 qe dy muaj me pare u shpall kampione e Shqiperise duke treguar nje nivel te larte dhe si rrjedhoje jane grumbulluar edhe ne kombetare.
Kjo e fundit prej disa ditesh ka qene e grumbulluar ne Palestren Sportive ne Farke, ndersa keto dite do te udhetoje drejt Italise, per te zhvilluar atje pjesen me intensive te pergatitjeve per Ballkaniaden.
Kuptohet qe objektivi do te jete per t’u paraqitur sa me mire dhe pse jo per t’u futur ne zonen e medaljeve, ndonese rivaliteti eshte shume i forte, megjithate djemte jane duke u stervitur fort per ta perballuar me sukses kete evend./www.shkodrasport.com/