
Volejbollistet shkodrane do jene protagonistë të ekipeve kombëtare në aktivitetet ndërkombëtare të beach volejt që do të zhvillohen në ditët e ardhshme. Kështu dyshja e Vllaznisë Ardit Taflaj dhe Nikolin Qafarena jane përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Volejbollit per te marre pjese ne kampionatin ballkanik te Beach-volejt . Dy shkodranet, pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise, do te nisen diten e merkure me 18 korrik drejte Maqedonise ku do ti bashkohet edhe dyshja perfaqesuese e femrave Tuci dhe Prenga . Kampionati zgjat 3 dite nga data 18 deri 21 korrik dhe zhvillohet ne Shkup . Si çdo vit pritet nje pjesmarrje e gjere e ekipeve ballkanike si Serbia Bullgaria , Mali i Zi etj . Ndërkohë dyshja tjetër e përbërë nga Bruno Miculi dhe Klaudio Qerraxhija do te jene 2 lojtaret qe do perfaqesojne ekipin kombetar Shqiptare te Beach-Volejt ne Ballkaniaden e 23 vjeçarëve. Per 2 shkodranet kjo eshte hera e pare qe marrin pjese ne nje disipline te tille ndonese jane rritur bashke dhe kane luajtur perkrah njeri-tjetrit qe me ekipet e moshave , paraterinjte, te rinjte dhe gjithashtu edhe me kombetaren e Volejbollit ne vitin 2010 . Bruno Miculi i sapo kthyer nga Italia , ku aktualisht studion dhe stervitet me nje ekip profesionist , i eshte bashkuar shokut te tij te skuadres dhe prej disa ditesh po zhvillojne seanca stervitore ne rere , ne plazhin e Velipojes . Ndersa per Klaudio Qerraxhine , aktuaisht lojtar i Vllaznise, kjo eshte hera e dyte brenda vitit qe thirret ne kombetare , pasi 1 muaj me pare u mbodh nga trajneri Tomorri per kombetaren e volejbollit ku beri nje paraqitje mjaft te mire. Kjo nuk eshte hera e pare qe shkodranet zgjidhen per volejbollin e plazhit , kujtojme disa nga emrat si Cuni , Marashaj , vellezerit Prela , apo edhe Taflaj e Qafarena . Ajo qe vlen te permendet kete vit eshte fakti se Federata Shqiptare e Volejbollit nuk ka marre persiper te mbuloje asnje shpenzim por ka qene pikerisht pronari i Hotel Colosseo Zoti VALTER FUSHAJ , nje biznesmen i sukseshem ne Shkoder , i cili ka sponsorizuar dyshen shkodrane .
