Partizani ka ndërtuar një skuadër me një moshë mesatare mjaft të re. Duke qenë se pesha e fjalës titull është e madhe dhe drejtuesit e dinë se lojtarët që kanë në skuadër mund të mos e mbajnë presionin e atij objektivi, objektivi tek kampi i të kuqve është gjithnjë ndeshja e radhës.
Edhe pse nuk mundojnë emrat me eksperiencë, vëmendja është te Bardhi, Asani, Mala, të cilët deri më tani po rezultojnë deçiziv për “demat”.Ajo që bie në sy është fakti se Erald Çinari ka gjetur shumë pak hapësira. Vetëm 70 minuta është aktivizuar shkodrani, i cili ishte afrimi i minutës së fundit nga kryeqytetasit, të cilët depozituan jo pak por plot 40 mijë euro në arkën e Vllaznisë.
Ç’është e vërteta Çinari ishte projektuar për të luajtur jashtë. U njoftua se 22-vjeçari kaloi te Alaves në Spanjë, por më pas u prezantua tek Istra, e cila e specifikoi se lojtari vinte nga Spanja.
Probleme me dokumentacionin dhe për të mos rrezikuar që të digjej dhe të mos luante, mesfushori vendosi që të rikthehej në Shqipëri, ku nënshkroi një kontratë me Partizanin, që ishte i gatshëm t’i paguante dhe kartonin tek kuqeblutë.
Si përfundim vetëm në 4 ndeshje i aktivizuar me një minutazh të reduktuar. Në verë u tha se në garë për të ishte dhe Skënderbeu në garë për shërbimet e tij, ama kjo situatë te nuk duket aspak e mirë, aq më tepër kur dihet që klubi e ka blerë lojtarin, që është diçka që rrallë ndodh në futbollin shqiptar./sport-ekspres/