Pasi e mundi per Kupe, Teuta ne basketboll per femra e ka mundur edhe per kampionat Vllaznine rivale dhe i ka marre vendin e katert ne renditje. Ky eshte verdikti i ndeshjes se luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” e cila u mbyll me fitoren e vajzave durrsake me shifrat 80-76.

Ndeshja ka nisur me rivalitet dhe e tille ka qene deri ne fund. 10 minuteshi i pare u mbyll me rezultatin 21-20 ne favor te Vllaznise, nderkohe qe i dyti u mbyll ne shifrat e barabarta 25-25 dhe si rrjedhoje ne pushimin e ndeshjes, vajzat kuqeblu shkuan me nje avantazh te vogel prej vetem nje pike.

Ne perioden e trete, eshte serish Vllaznia qe mundohet te ruaje avantazhin dhe e fiton edhe ate 17-16 duke e çuar ne dy pike epersine. Megjithate ne 10 minutat e fundit, shkodranet do te “dorezoheshin”. Mungesa e nje stoli cilesor pati ndikimin e vet dhe kjo u shfaq ne lojen e tyre.

Si rrjedhoje eshte Teuta qe perfiton duke e fituar ate 19-13 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me shifrat 80-76. Vllaznia nuk i bene pune as 40 piket e shenuar nga basketbollistja e saj me e mire Bernada Rreshpja dhe tashme