Cristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 931 golave në karrierë, duke vazhduar kështu shkëlqimin te Al Nassr. Ylli portugez realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij përballë Al Hilal, me ndeshjen që përfundoi 3-1.
Sulmuesi i Al-Nassr e futi topin në rrjetën e Al-Hilal me prekjen e tij të parë pas një pasimi të anësorit Sadio Mane në minutën e 47-të të ndeshjes në raundin e 26-të të Ligës Saudite Pro.
Në minutën e 88-të, pesë herë fituesi i Topitë të Artë realizoi edhe golin e tij të dytë personal. Portugezi tani ka 795 gola në nivel klubi dhe 136 gola për kombëtaren.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Në anën tjetër, Al Nassr shpreson në mrekulli për të fituar titullin kampion, pasi aktualisht janë në vendin e tretë me 54 pikë, shtatë më pak se lideri, Al Itihad i Mario Mitajt.