Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë në shqyrtim ngjarjet e ndeshjeve të fundit, ato që u luajtën në mesjavë në Kupën e Shqipërisë.
Janë marrë disa vendime, ku lojtari i Laçit, Ndriçim Shtubina, është dënuar me dy ndeshje pezullim, pasi ka provokuar publikun në Kukës.
Kukësi do të luajë vetëm një ndeshje pa tifozë në stadiumin e tij, pasi ndaj Laçit pati trazira.
Ky është një dënim i lehtë, duke pasur parasysh se u desh të ndërhynin forcat e rendit për të zgjidhur situatën në ndeshjen e fundit.
Flamurtari këtë herë ia ka hedhur me një paralajmërim nga Disiplina.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
Lojtari i KF “Laçi”, Ndriçim Shtubina, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të KDS, dënohet 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3.a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.