Xhanluixhi Bufon la Juventusin në verën e vitit 2018 për tu bashkuar me PSG, por zemra e tij nuk arriti të ndahet nga bardhezinjtë. Pas vetëm një sezoni në Francë, portieri vendosi të kthehej në Torino, edhe pse jo me pozitat e mëparshme.

Ai nuk pranoi të marrë shiritin e kapitenit dhe tashmë është zëvendësuesi i Vojçek Sheznit. Gjithsesi, historia e dashurisë mes Juves dhe tij do të vazhdojë.

Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare, e cila përfundon në në fund të qershorit, por mediet italiane raportojnë se të gjitha rrugët të çojnë në rinovimin e legjendës bardhezi.

Bufon ka kaluar pjesën dërrmuese të karrierës në Torino dhe duket se do e mbyllë atje, ku u bë i madh. Bufon pritet të luajë akomë në Serie A dhe është shumë pranë thyerjes së rekordit të Maldinit si lojtari me më shumë ndeshje në elitën e futbollit italian. /vipsport/