Vetem barazim 0-0 ne ndeshjen direkte ne mes Vllaznise dhe Kamzes dhe kuqeblute me shume se kurre ndjejne rrezikun e renies nga Superliga.

Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara, u mbyll ne barazim pa gola. Nje rezultat ndoshta logjik pavaresisht se Ribaj ne 2 momente ka qene shume prane golit. Por nga ana tjeter, edhe Kamza me ane te Rezit mund te kishte goditur ne kete pjese.

E dyta nis me nje rast te Likes ne ‘50 kur gjuajti tokazi por Avdyli grushtoi topin.

Dy minuta me vone eshte Çinari me te majten e tij shume prane golit por topi kalon ngjitur me shtyllen pingule.

Minutat kalojne dhe ankthi shtohet. Ne ‘83 Sukaj gjuaj bukur fluturimthi por portieri Avdyli e ndal edhe njehere tjeter.

Edhe ne te 85-tem serish e njejta histori teksa portieri mik eshte heroi i skuadres se tij.

Edhe 5 minutat e shteses nuk dhurojne asgje per Vllaznine dhe kesisoj gjithçka mbyllet ne barazim 0-0.