Vetem 45 minuta ka zgjatur ndeshja e vertete sot ne mes Vllaznise dhe Kastriotit, e luajtur ne “Redi Maloku” te Fushe- Krujes dhe e mbyllur 1-0 ne favor te kuqebluve me gol te Victor da Silva, por ka qene nje pjese loje e cila ka treguar se ekipi shkodran ka nisur te funksionoje.

Ne kete pjese loje, Vllaznia ka patur se paku pese raste shenimi, dy me ane te Hoxhajt, nje me ane te Adilit, nje tjeter me Imerin dhe po ashtu edhe rasti i golit. Jo vetem kaq, por kuqeblute e kane dominuar lojen ne te gjitha drejtimet. Ndoshta edhe kundershtari nuk ishte i nje niveli te larte por te mos harrojme se Kastrioti do te jete nje nga nente rivalet e Superliges ne seoznin e ri.

Ata e kane mbajtur gjate gjithe kohes kundershtarin ne gjysmefushen e tij duke nisur presingun nga lart dhe kane djersitur jo pak ne fushen e lojes. Trajneri Brdariç udhezonte vazhdimisht te tijet per te mos e ulur tempin dhe ne fushe u pa vetem Vllaznia.

Aq sa ne 45 minuta portieri i Vllaznise Zogoviç nuk u vu asnjehere ne prove ne kete debutim te tij me skuadren shkodrane sepse nuk i ka shkuar asnje top drejt portes.

Sa i takon mbrojtjes, Gurishta vazhdon te beje mire detyrat e tij jo vetem mbrojtese por u pa herepashere me daljet e tij deri ne fundore duke ndihmuar sulmin. Ne krahun tjeter, maqedonasi Isaevski shume aktiv ne loje por i duhet te rregulloje nderhyrjet sepse mund te ndeshkohet me shume kartona ne raste te tilla ne kampionat.

Ne qender te mbrojtjes luajti Adili me Lekajn teksa ky i fundit tregoi rritje dhe duket se ka fituar me shume besim duke luajtur perkrah nje lojtari si Mevlani.

Treshja e mesfushes me Krymin, Markun e Krujen ishin “zjarr”. Te tre jane kthyer ne motorre te vertete dhe mjafton te shikoje fanellat e tyre ne fundin e pjese se pare, per te kuptuar sa kane djersitur ne fushe.

Nderkohe treshja e sulmit ka qene krejtesisht e re ne kete perballe me brazilianin Victor da Silva ne te djathte e shqiptaro- maqedonasin Imeri ne te majte si dhe me Hoxhajn ne maje te sulmit. Ky i fundit u perpoq shume, goditi dy here porten, dha asistin e golit dhe duket se po merr edhe formen e plote.

Dy te tjeret, treguan se dine te luajne futboll dhe kane vlera. Sidomos ne lojen sulmuese pritet te jene nje rrezik i vazhdueshem per çdo mbrojtje kundershtare. Kjo ishte pak a shume Vllaznia e sotme ndaj Kastriotit, ne sproven e saj te pare (ne miqesoren ndaj Teutes ne fushe nuk ka qene skuadra e plote). Nje Vllaznia qe vertete premton. Dhe te mos harrojme se jane ende pa zbritur ne fushe edhe 4-5 lojtare te tjere.
www.shkodrasport.com