Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në xhudo, që mban emrin e Nënë Terezës.
E veçanta e edicionit të sivjetëm ka qenë mbështetja financiare që për herë të parë Bashkia i ka dhënë këtij aktiviteti. E pranishme në ceremoninë e hapjes së tij ka qenë dhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka premtuar se mbështetja do të vijojë edhe vitet e ardhshme.
“Turrneu Ndërkombëtar i Xhudos “Nênë Tereza” sot mblodhi fëmijët në një konkurim sportiv sipas moshave. Për të 17-in vit vit rradhazi nisma e kampionit të xhudos në sport dhe në jetë Anton Shkoza, vazhdon duke u pasuruar edhe me pjesëmarrjen e klubeve dhe sportistëve nga jashtë Shqipërisë.
Jam e kënaqur që këtë vit për herë të parë mbështetëm krejtësisht organizimin e këtij evenimenti. E falenderoj me zemer trajnerin dhe mjeshtrin Anton Shkoza për gjithçka që ban për këtë sport, për çuarjen para dhe klasifikimin e këtij sporti në një sport elitar për Shkodrën, Shqipërinë dhe ndërkombëtar”- eshte shprehur ajo.
Nga ana tjetër, Anton Shkoza, njeriu që ka inicuar këtë turne sëbashku me “Albania Xhudo Kodokan”, shprehet i kënaqur me vazhdimësinë e krijuar dhe shpreson që ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Për shkak të festës së Bajramit, në edicionin e sivjetëm ka patur një pjesmarrje më të kufizuar sportistësh megjithatë të pranishëm përveç xhudistëve nga Shqipëria, kanë qenë edhe të tjerë nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe Bullgaria.