Pjesa e pare – Interi i papermbajtshem ne derbi dhe ka shenuar dy gola edhe pse cuditerisht ndeshjen eshte duke e luajtur Milani dhe po zoteron topin. Por, zikalterit kane qene cinik ne ndryshim nga ekipi i Piolit. Pas 5 minutash ka qene Mkhitaryan ai qe ka realizuar duke u gjetur ne vendin e duhur ne kohen e duhur pas asistimit te Di Marco.

Milani i eshte afruar golit me Theo Hernandez qe ka bere gjithcka vete me vrapim dhe duke krijuar superioritet por diagonalja e tij ka dale ngjitur me shtyllen. Pikerisht ne momentin me te mire te Milanit, Interi ka goditur pasi me nje kundersulm, Thuram pasi ka kontrolluar ne krahun tjeter, eshte futur pak brenda zone dhe ka goditur me te djathten duke shenuar eurogol.

Ne pjesen e dyte, Milani ka reaguar me ane te Leao-s, teksa ka mare asist nga Giroud dhe ka depertuar e mposhtur Sommer. Por, Interi megjithate ka gjetur reagimin dhe Mkhitarian, ne nje mbremje spektakolare te tij, ka shfrytezuar me se miri asistin e Lautaro Martinez duke shenuar golin e trete.

Do te kete lavdi edhe per Calhanoglu, qe me penalltine e fituar nga Lautaro do te shenoje golin e 4-1 per Interin, qe nuk do te ndalet por me Davide Frattesi do te shenoje edhe golin e peste. Interi qw tashme kryeson i vetem Serie A me 12 pike, ndersa Milani mbetet me 9 pike dhe Juventusi me 10 pike pas fitores ndaj Lazios.

INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martínez. Stol.: Audero, Di Gennaro; Bisseck, Carlos Augusto, de Vrij, Pavard; Agoumé, Asllani, Cuadrado, Frattesi, Klaassen, Sensi; Arnautović, Sánchez.

MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjær, Thiaw, Hernández; Loftus-Cheek, Krunić, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leão. Stol.: Mirante, Sportiello; Bartesaghi, Florenzi, Pellegrino; Adli, Musah, Pobega, Romero; Chukwueze, Jović, Okafor.