Nga Endri ÇINARI
Vllaznia arriti fitoren e 5-të rradhazi ditën e shtunë në javën e 20-të të Superiores. Shkodranët triumfuan në transfertë falë një goli të Stojanoviç. Ku ndoshta goli i serbit erdhi si pasojë i një gabimi të portierit shijakas, por totalisht i merituar për kuqeblutë. Që tashmë kanë gjetur ritmin e duhur në Superiore.
Ku lojërat e mira janë shpërblyer edhe me rezultate pozitive. Por nëse nga mbrojtja erdhi goli i fitores kundër Erzenit, është pikërisht ky repart që është i pakalueshëm në javët e fundit. 5 fitoret rradhazi të Vllaznisë kanë një statistikë që tregon shumë për repartin e prapavijës.
Vllaznia ka pësuar vetëm 1 gol në këto fitore dhe ky gol ka ardhur në fitoren 3-1 ndaj Dinamos. E ndërsa në katër ndeshjet e fundit rradhazi, porta kuqeblu ka qenë e paprekur. Kështu për 360 minuta mos llogaritur ato shtesë që jepen nëpër ndeshje, shkodranët nuk kanë pësuar asnjë gol. Duke treguar një formë të shkëlqyer të skuadrës në përgjithësi.
E po ashtu një formë super të portieri Qarri dhe mbrojtjes në veçanti. Ku shkodranët kanë rekord në Superiore aktualisht për minutat e mos pësimit të golit. Tashmë shkodranët kanë gjetur stabilitetin total midis reparteve.
Ku edhe golavarazhi i përgjithshëm i ekipi tashmë është 6 gola plus. Me 25 gola të shënuar dhe 19 të pësuar pas 20 javëve të kampionatit. Një formë të tillë, në Shkodër dhe tek ekipi patjetër që kërkojnë ta vijojnë edhe në javët e ardhshme.