Borusia e Dortmundit ka fituar 2-3 në miqësoren e luksit që është luajtur ndaj Liverpulit të Jurgen Klop.

Në një ndeshje që u zhvillua në Indiana të SHBA-ve, janë shënuar 5 gola dhe është dhuruar spektakël nga lojtarët e të dyja ekipeve.

Alkaser ishte ai që zhbllokoi rezultatin dhe hapi rrugën për golat e tjerë. Liverpuli barazoi në minutën e 35-të me anë të Uilson, duke e mbyllur pjesën e parë në paqe.

Me fillimin e së dytës, Dortmundi shënoi dy gola të shpejtë me Delanei dhe Larsen në minutën e 53-të dhe të 58-të.

Ndërkaq në minutën e 75-të ishte Brevester që vulosi shifrat në 2-3. Ndërkaq Jurgen Klop në minutën e 60-të të sfidës ndërroi gjithë skuadrën, për të testuar skema të reja dhe lojtarët e rinj në fushën e lojës.