Tirana ka fituar përballë Dinamos në ndeshjen e luajtur në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me fitoren 3-2 të Tiranës.
Në fillim ishin vendasit që kaluan në avantazh me anë të Baton Zabërgjës, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh minimal. Ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi Andoni në fillimin e pjesës së dytë.
Pavarësisht disavantazhit të dy golave, Tirana gjeti forcën duke përmbysur ndeshjen. Golat për “bardheblutë” u shënuan nga Hoxhallari, Deliu dhe Latifi.
Me këtë fitore, Tirana mbetet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Dinamo renditet e pesta në kuotën e 22 pikëve.
DINAMO 2-3 TIRANA
(Zabërgja 25′, Andoni 46′ / Hoxhallari 56′, Deliu 58′, Latifi 81′)