Pas humbjes në Pragë përballë Republikës Çeke, Kombëtarja shqiptare do të kërkojë kthesën në Tbilis. Aty kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Gjeorgjinë pritëse, sfidë që luhet këtë të hënë në 18:00.

Pavarësisht se Shqipëria është e motivuar për 3 pikët, kjo transfertë nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo për shkak të statistikave që kuqezinjtë kanë përballë Gjeorgjisë në Gjeorgji. E shkuara favorizon kundërshtarët, duke e bërë këtë ndeshje akoma më delikate.

Në 5 ndeshje të luajtura më parë me Gjeorgjinë në transfertë, Shqipëria i ka humbur të gjitha. Respektivisht 2-0, 1-0, 3-0, 2-0 dhe 2-1.

Këto rezultate “zbehin” paksa euforinë që Shqipëria ka për fitoren, megjithatë shumë shpesh kemi parë që favoritët e letrës të ndryshojnë nga ata të fushës./newsport/