Eshte vetem 24 vjeç, por behet gati te nise sezonin e tij te shtate si titullar me Vllaznine. Si pakkush keto vitet e fundit tek skuadra shkodrane!

E mori ish-trajneri italian Baldo Ranieri ne vjeshten e vitit 2014 nga ekipit U19 dhe e kaloi tek ekipi i pare i Vllaznise dhe qe prej atij momenti e deri me sot, Krymi ka luajtur gjithnje si titullar duke dhene me te miren e tij per kete skuader.

Por sezonin e kaluar, ndoshta edhe per shuma arsye (sidomos ajo e pandemise), forma e tij sportive nuk ishte ajo e duhura dhe nuk arriti ne shume raste edhe ta çonte ndeshjen deri ne fund.

Ish-trajneri Hysen Dedja ia pat vene ne dukje nje gje te tille dhe shtimi ne peshe, kishte bere efektin e vet. Por Krymi reagoi menjehere dhe sot eshte krejt ndryshe.

Siç e shikoni ne foton e ketij shkrimi, ajo djathtas eshte bere me 20 korrik ne ndeshjen me Kukesin. Kurse ajo majtaj eshte bere dje serish nga fotoreporteri Mikel Thepina ne takimin miqesore ndaj Erzenit.

Ndryshimi duket qarte ne formen dhe peshen trupore te tij. Per nje periudhe njemujore ka humbur plot 5 kilograme dhe madje objektivi i tij eshte t’i humbase edhe 2-3 te tjera per te shkuar tek pesha ideale. Kjo do ta ndihmoje ate te jete ne formen e duhur ne kampionatin qe do nise shpejt.

Por nderkohe Krymi tashme po fiton edhe pjekurine e duhur me topin dhe pasi i tij ne rastin e golit te dyte te Vllaznise ne miqesoren ndaj Erzenit, e verteton me se miri kete gje.
www.shkodrasport.com