Deri I kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është programuar të zhvillohet sot në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Pesë rastet pozitiv me Covid-19 te lojtarët e Partizanit, kanë shtuar zërat se ndeshja mund të shtyhet. Perpos Boldor e Feratit, pozitiv rezultuan edhe mesfushorët Esat Mala dhe Kristi Kote si dhe sulmuesi Eraldo Çinari
Një gjë e tillë duket se nuk do të merret në konsideratë nga FSHF, ndërsa klubet kanë rënë dakord që ndeshja të zhvillohet.
Para pak minutsh FSHF ka konfirmuar se përtej situatës ku pesë lojtarë të kuq kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus, është rënë dakord që takimi të luhet në orën e programuar dhe të mos ketë shtyrje.
Sot derbi rikthehet në stadiumin e ri, por pa praninë e tifozëve./newsport/