Kategoria e Parë e futbollit do të zhvillojë sot 5 duele për fazën play-out ose e thënë ndryshe për qëndrimin në këtë kategori.
Ora 17:00 do të rikthejë në fushë 10 skuadra për ndeshjet deçizive të kësaj jave. Në grupin A, Burreli pret Veleçikun, ndërsa Egnatia do të luaj ndaj Tërbunit.
Grupi B do të ofrojë 3 duele më të zjarrta. Oriku do të ndeshet në shtëpi ndaj Shënkollir, ndërsa Iliria do të udhëtojë në Bilisht për t’u përballur me Devollin. Ndeshje deçizive për Elbasanin, me vendasit që presin Turbinën në luftën e ashpër për mbijetesë.
Kategoria e Parë – 17:00
Grupi A
Burreli – Veleçiku
Egnatia – Tërbuni
Grupi B
Oriku – Shënkolli
Devolli – Iliria
Elbasani – Turbina