Është bërë tashmë traditë që të paktën një ndeshje në javë e Superiores të transmetohet në RTSH.
Këtë javë do të luhet edhe ndeshja e fundit e kampionatit, ku do të përcaktohet dhe skuadra që do të bjerë nga kategoria.
Për këtë ndeshje, RTSH ka zgjedhur që të transmetojë pa pagesë, takimin mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.
Kjo ndeshje do të luhet në Korçë, ditën e mërkurë, në orën 17:00./newsport/