Tirana do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 3-të të Kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë në transfertë. Pas eleminimit në Kupë nga Korabi dhe largimin e trajnerit Egbo, bardheblutë kërkojnë të rikthehen te fitorja në debutimin që Nevil Dede do të bëjë në krye të Tiranës.

Për këtë takim trajneri bardheblu do të ketë plot 5 mungesa titullarësh për shkak dëmtimesh. Çelhaka, Cale, Torassa, Toshevski dhe Hoxhallari janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë gati për ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Me shumë mundësi as portieri Ilion Lika nuk do të jetë gati pasi do të mungojë për arsye personale. Në këtë mënyrë, trajneri Nevil Dede ka ideuar edhe 11-shen titullare që do të zbresi në fushë.

Formacioni i mundshëm: Bekaj, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismailgeci, Vrapi, Batha, Giamfi, Danso, Sasraku, Muçi./newsport/