Xhudistet e Vllaznise kane zene 5 vende te para ne garat e Kupes se Shqiperise te zhvilluara diten e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit. 2 prej tyre jane arritur ne garat e te rriturve, ndersa 3 te tjeret ne garat e kadeteve. Po ashtu, xhudistet shkodrane kane zene edhe 4 vende te dyta ne keto gara.

Konkretisht, sportistja Krista Kovaci ka konkurruar ne peshen -63 kg me te rriturat dhe ka zene vendin e pare duke u shpallur fituese e Kupes. Te njejtin sukses ka arrritur edhe sportisti Xhovani Shkoza ne peshen -73 po me te rriturit duke zene vendin e pare.

Nga ana tjeter, vende te para me kadetet kane zene sportistet Glenis Goka ne peshen -66 kg, Kristjan Gjoni ne peshen -73kg dhe Alfredo Gjoka ne peshen +60 kg.

Vende te dyta nderkohe kane zene sportistet Paulo Zhuri ne peshen -60 kg, Viktor Marku ne peshen – 66 kg, Ronaldo Toma ne peshen -73 kg dhe
Markeljan Tanushi ne peshen -100 kg. Padyshim qe nje paraqitje e tille vlen per t’u permendur dhe kjo vlen edhe fale punes shume te mire te bere çdo dite ne stervitje me keta sportiste nga trajneret Luigj Shkoza dhe Angjelin Deda./www.shkodrasport.com/