Pese vjet me pare luante ne kategorine e pare me Terbunin, ndersa sot eshte prezantuar tek Istanbulsport ne Turqi. Ky eshte mesfushori Eduad Rroba te cilit duket se aktivizimi ne Puke i ka sherbyer per mire sepse me pas karriera e tij njeh veç rritje. Fillimisht duke kaluar tek Luftetari dhe se fundi tek Kukesi.

Me kete te fundit ka luajtur një sezon e gjysëm dhe nga sot është bashkuar me Istanbulspor në ligën e dytë për nga rëndësia në Turqi. Fantazisti luajti ditën e djeshme ndeshjen e fundit me Kukësin pikërisht ndaj Volfsburg dhe menjëherë është nisur drejt Stambollit, ku është prezantuar pasditën e sotme në klubin e ri.

Nuk mund të mungonin as falenderimet për Kukësin nga mesfushori, i cili u largua i lirë nga verilindorët, që vendosën t’i ndërprisnin kontratën gjashtë muaj para përfundimit të saj. 27-vjeçari ka mirenjohje për tifozët, stafin dhe veçanërisht presidentin Gjici.

Postimi i Rrocës në “Instagram”:

Momente te tilla jane gjithmone te veshtira, por duhet te gjesh menyren e duhur per tu shprehur. Nga dita e sotme eshte mbyllur aventura ime me Kukesin per nje eksperience me te mire ne aspektin personal. Ne kte moment kam vetem falenderime per te gjithe. Per tifozet tane, qe na kane mbeshtetur kudo edhe pse nuk kemi luajtur ne shtepine tone.

Falenderime per gjithe stafet teknike qe kam punuar këto 1 vit e gjysme, per te gjithe shoket qe kam pasur ne ekip dhe per te gjithe pjesetaret e klubit, ne vecanti per presidentin Safet Gjicin per mirekuptimin. Faleminderit te gjitheve dhe ju uroj vetem suksese! Me respekt, Eduart Rroca. /vipsport/