Merkato e janarit është duke afruar dhe tashmë klubet kanë hedhur sytë në treg për të bërë përforcimet e nevojshme për skuadrat deri në fund të sezonit. Skuadra e Tottenham e drejtuar nga Jose Mourinho pritet që të ketë afrime në ekip në janar sipas Sky Sport.

Trajneri portugez i cili e mori skuadrën vetëm pak javë më parë, ka kërkuar nga klubi blerjen e një mbrojtësi dhe i pëlqyeri nga Mourinho është 22 vjeçari Issa Diop.

Shtatlarti (1.94m) aktivizohet me skuadrën e West Ham dhe me performancat e tij ka rënë në “syrin” e shumë klubeve big.

I transferuar nga Toulouse tek West Ham, kartoni i lojtarit është rritur ndjeshëm nga 25 milion euro tani vlen më shumë se 40 milion. Sipas medieve Tottenham janë të gatshëm të ofrojnë 50 milion euro për Issa Diop.

1179701208